Drejtuesit e NBA-së janë takuar me kompaninë e njohur Walt Disney, ashtu që të shikojnë mundësinë për vazhdimin e stinorit në Orlando, ka bërë të ditur komunikata zyrtare e ligës sot.

Në qytetin e Orlandos të shtetit Florida, aty ku gjendet ESPN Wide World kompleksi sportiv, NBA ka nisur takimet me kompaninë Disney që ka në pronësi kampusin masiv aty.

Në komunikatë është bërë e ditur se të gjitha stërvitjet, skuadrat, lojtarët do të qëndrojnë në një qendër. Së pari shëndeti, pastaj respektimi i protokollit dhe më vonë vazhdimi i stinorit.

Zëdhënësi i NBA-së Mike Bass, ka bërë të ditur se ende janë në bisedime dhe po sqarohen gjërat, por ajo që po bisedohet është që ky kompleks do të përdoret për gjithçka që i nevojitet ekipeve deri në fund të stinorit.