Bundesliga sot ka zhvilluar gjiron e dytë në kohën e koronavirusit,
Edhe gjiroja e 27-të, u zhvillua nën masa të jashtëzakonshme të sigurisë.
Shumë pak njerëz lejohen të futen në stadium. Përjashtim nuk ka as për përzgjedhësin e Gjermanisë, Joachim Löë.
Por një personalitet tjetër i njohur gjerman u pa sot në Allianz Arena, transmeton VAR Kosova.
Ishte kaizeri Franz Beckenbauer. Ai ishte i ftuar nga Drejtori i Bordit të Bayernit, Karl Heinz Rumengie.
Bashkë me të në stadium ishin edhe anëtari i Bordit të klubit ish-portieri Oliver Kahn, ish-presidenti Uli Hoenes dhe presidenti aktual, Herbert Hainer.
Disa dite pas një intervenimi në zemër ‘Der Kaiser’, është parë sot në stadium në disponim të mirë.
Ai ka udhëtuar për në Munich nga Salsburgu, atje ku jeton, me djalin e ti të cilit nuk i është lejuar të hy në stadium./VAR Kosova/





























