Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka dërguar kritika të ashpra për gjeneratën e re të futbollistëve.
Sipas spanjollit, futbolli duhet të jetë sistem jetësor.
Ai ka treguar se çka do të thotë të jesh futbollist i vërtetë.
“Nëse nuk jetoni apo frymoni për futbollin, nuk jeni një futbollist i vërtetë. Ju thjesht vishni fanellën” ka thënë Ramos.
Ramos ka thënë se çdo ditë mendon pēr futboll.
“Unë ngrihem çdo ditë me të njëjtën dëshirë për të vazhduar më tej” shtoi ai.