Burri që u bë i famshëm në rrjetet sociale për vallëzimin e tij me arkivol, thotë se do të ndihej i nderuar ta çonte Ronaldinhon në banesën e tij të fundit.

Benjamin Aido e themeloi kompaninë “Nana Otafrija Pallbearing and Waiting Services” në Ganë në vitin 2007.

E këtë e bëri me qëllim që të sjellë gëzim me shërbimet e tij të varrimit, përmes vallëzimit.

Por cilin futbollist do të donte ta barte në varr?

“Futbollistëve u uroj jetë të gjatë, natyrisht, por sikur ta kisha rastin, ëndërroj ta bart Ronaldinhon në banesën e tij të fundit. Pastaj Maradonën dhe në fund Messin” ka thënë ai.