Ander Herrera beson se Neymar dhe Mbappe dëshirojnë të qëndrojnë në PSG.

Neymar dhe Mbappe janë të lidhur me një largim të mundshëm nga kryeqyteti francez.

Por bashkëlojtari i tyre thotë se e ardhmja e dyshes sulmuese do të jetë Parisi.

“Mbappe dhe Neymar janë akoma në PSG. Kam darkuar me Neymarin para karantinës dhe dëshiron të jetë pjesë e projektit të PSG-së. Ai kurrë nuk ka qenë më i lumtur se tani në Paris”, deklaroi Herrera.