Objektiv i Barcelonës për afatin kalimtar të verës është edhe Neymar, i cili aktualisht është pjesë e Paris Saint-Germain.

Mirëpo ai nuk është opsioni i parë i drejtuesve të Barçës.

Sulmuesi i Interit Lautaro Martinez dhe mesfushori boshnjak i Juventusit, Miralem Pjanic, janë dy lojtarë që Barcelona dëshiron t’i transferojë.

Por, për shkak të problemeve financiare kalimi i tij te Barcelona duket i vështirë.

Edhe pse Neymar ka qenë objektiv i Barcelonës që nga gushti i vitit 2017, kur ai u largua nga klubi.

Vetë lojtari nuk e ka përjashtuar kurrë një rikthim.