Borussia Dortmund i ka fituar dy ndeshjet e para pas rikthimit të Bundesligës, pas pauzës që e shkaktojë koronavirusi.

Në këto dy ndeshje, ka munguar ylli anglez Jadon Sancho.

Një ditë para përballjes me rivalin kryesor për titull, Bayern Munich, trajneri i tij shpreson që ai do të kthehet.

Lucien Favre ka thënë se Sancho po vazdhon të ushtrojë, që të jetë i gatshëm për të martën pasdite.

“Jadon Sancho është duke stëritur me ekipin që 10 ditë. Ngadalë, ai po arrin nivelin që e kishte më herët. Do ta shohim”, ka thënë ai.