Ylli i basketbollit, LeBron James, ka bërë thirrje për drejtësi, në rastin ku një polic amerikan po akuzohet se vrau një afro-amerikan, duke ia ndalur frymën me këmbë.

James edhe më herët ka postuar në rrjetet sociale thirrjen për drejtësi.

Sikurse James kanë vepruar edhe shumë sportistë me prejardhje afro-amerikane.

Ngjarja tragjike ndodhi në Minneapolis, ku polici e mbante përtokë afro-amerikanin me një nga gjunjët e tij, disa momente para se ai të humbiste ndjenjat e të vdiste.