Gardiani i skuadrës angleze Bournemouth, Aaron Ramsdale, ka thënë se është shëruar nga koronavirusi.
Ai është shëruar pasi kishte qëndruar në vet-izolim për 14 ditë.
“Të shtunën në mëngjes, dola nga izolimi”, ka thënë Ramsdale.
Ramsdale, 22-vjecar ishte njëri nga futbollistët në Premier League që rezultuan pozitivë pas testimit të dytë, shkruan BBC.
Të shtunën, Premier League ka konfirmuar se pas 1.130 testeve të kryera, nuk ka pasur të infektuar as nga stafi e as nga futbollistët.