Mesfushori nga Bosnja e Hercegovina, Miralem Pjanic, me shumë gjasë do të largohet nga Torino gjatë  kësaj vere.

Destinacioni do të jetë Barcelona. Por kjo rrugë është bërë më e vështirë se që ishte menduar.

Ndonëse të dyja klubet janë pajtuar parimisht për një transferim të lojtarit, mirëpo kanë ndërruar shumë shpesh kërkesat e klubeve.

Së fundi, kampionët e Italisë, kanë kërkuar nga Barcelona që të përfshinë në marrëveshje të riun Ansu Fati.