Menaxheri i Anthony Joshua, Eddie Hearn thotë se rikthimi i boksit varet nga vendimi për Premier Ligën.
Qeveria britanike pritet të marrë vendim për të bërë rikthimin e shumëpritur.
Meçi i Joshua më 20 qershor me Kubrat Pulev u shty për shkak të koronavirusit.
“Shumë sporte në Britani varen nga vendimi për Premier Ligën” ka thënë Hearn për BBC.
Së fuhdmi kanë filluar bisedimet për organizimin e meçit mes Tyson Fury dhe Anthony Joshua.
Beteja e mundshme e britanikëve për titullin botëror të peshës së rëndë konsiderohet si ndeshja e ëndrrave nga shumica e tifozëve të boksit.