Ish-futbollisti i Schalkes, Hiannick Kamba, është gjetur i gjallë në Gjermani, pothuajse katër vjet pasi ishte shpallur i vdekur në një aksident trafiku.

Ai ishte raportuar i vdekur në janar të vitit 2016.

Edhe klubi gjerman Vfb Huls, ku ai kishte luajtur, e kishte konfirmuar se futbollisti nga Kongo kishte ndërruar jetë në mënyrë tragjike.

33-vjeçari është gjetur i gjallë në qytetin gjerman Gelsenkirchen dhe tani mund të përballet me betejë ligjore me prokurorë.