Menaxheri i Leicester City, Brendan Rodgers u infektua me COVID-19.

Bashkë me të u infektua edhe gruaja e tij.

Ish-trajneri i Liverpoolit ka folur se si është të jetosh me koronavirus.

“Nuk kisha forcë dhe në situatë të njëjtë ishte edhe gruaja ime. Unë e bëra testin dhe të dy ishim të infektuar. Mezi mund të ecja. Më kujtonte ngjitjen në malin Kilimanjaro, që sa më lartë ngjitesh aq më shumë mbetesh pa frymë”, ka thënë Rodgers.