Cristiano Ronaldo është një pre futbollistëve më të mirë në botë në histori të futbollit.
Shpesh, ai kritikohet apo urrehet, sidomos nga tifozë të skuadrave kundërshtare, ndaj të cilave nuk ndalet së shënuari gola.
Por urrejtja, duket se e bën edhe më të fortë.
“Nuk më intereson nëse njerëzit më urrejnë, edhe pse kjo më shtyn të punoj edhe më shumë. Gjithmonë duhet të shohësh të mirat edhe nga ata që të urrejnë”, ka thënë Ronaldo.
“Kam nevojë për një armik. Kjo është pjesë e biznesit dhe nuk është problem për mua, por motivim”, ka thënë numri i 7 i Juventusit dhe Portugalisë.