Legjenda braziliane Ronaldo është bërë pronar i skuadrës spanjolle Valladolid në vitin 2018.
Ronaldo ka thënë se është shumë stresuese të jesh në drejtim të një klubi.
Por nostalgjia për futbollin e ka goditur edhe gjatë momentit të blerjes së klubit spanjoll.
Madje e kishte menduar edhe rikthimin në futboll.
“Kur e kam blerë Valladolidin e kam menduar. Nëse bëj një sakrificë, stërvitem për tre-katër muaj, më pas mund të luajë ndonjë ndeshje. Por është një vuajtje e madhe, lojtarët e sotëm janë shumë të shpejtë” ka treguar ai.