Pas 40 ditëve, Marco Barbieri e ka fituar betejën e tij me koronavirusin.
Barbieri, i cili në të kaluarën ka qenë përgjegjës për sigurinë e klubit të Romës dhe biletat, ishte në mesin e personave që rezultoi pozitiv me Covid-19 në Itali.
Pasi fitoi betejën, tifozi i zjarrtë i Romës, ka shkuar në shtëpinë e tij.
Këtu është edhe momenti emocionues, kur disa persona po e filmonin personin teksa kishte mbërritur, ndërkohë që familjarët nuk mund të përmbaheshin dot, teksa shkojnë e përqafojnë të gjithë.