Ylli i Kosovës, Valon Berisha të shtunën ‘ia bëri sefte’ futbollit pas rikthimit të Bundesligës.
Klubi i Berishës, Fortuna Dusseldorf u nda baraz me Paderbornin, derisa mesfushori kosovar ishte shumë i pafat.
Berisha që u zëvendësua në minutën e 69-të, gjatë ndeshjes ai dy herë goditi shtyllën.
“Sot ishim shumë të pafat, krijuam shumë raste megjithatë nuk arritëm të shënonim. Ne nuk dorëzohemi vazhdojmë”, tha Berisha pas ndeshjes.