Ish-mesfushori anglez, Owen Hargreaves, ka folur për talentin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho.

Hargreaves, që dikur ishte pjesë e Manchester United, ka komentuar interesimin e klubit anglez për Sanchon.

“Ai ndoshta kushton shumë, por ju keni në ekip një lojtar për dekadën tjetër. Një lojtar unik për t’u parë”, ka thënë Hargreaves.

Madje ai e vlerëson lartë numrin 7 të Dortmund, duke thënë se ia padyshim do të jetë fitues i Topit të Artë.

“A mund ta fitojë ai Topin e Artë? Po, ai nuk mund të jetë jashtë kësaj liste. Ndikimi që tashmë ka pasur, është i mahnitshëm”, ka thënë ish-mesfushori i United dhe Bayern Munich.