Kampioni i boksit, Tyson Fury ka thënë se ai e ka pranuar një ofertë të ndeshet në një meç për bamirësi me 53-vjeçarin Mike Tyson.

Mike Tyson pritej të ndeshej me ndonjë ish-boksier të moshës së tij, pasi e lajmëroi kthimin e tij në ring për një meç bamirës, derisa përflitej meçi i shumëpritur kundër Evander Holyfield.

“E mora një telefonatë ku m’u ofrua mundësia të ndeshem me Mike Tysonin. Unë menjëherë mendova: “Çfarë?!” Natyrisht se pranova menjëherë”, ka thënë Fury.

Kthimi i Mike Tysonit ka qenë ndër temat kryesore në botën e boksit gjatë javëve të fundit.