Ish-presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, ka treguar se sa shumë e vlerëson brazilianin Neymar.
Ai ka thënë se do të bënte përpjekje për ta rikthyer në Camp Nou.
Madje ai ka thënë se më i mirë se Neymar është vetëm Lionel Messi.
“Nëse do të isha ende president, do ta transferoja. Ai është futbollisti i dytë më i mirë në botë, pas Messit”, ka thënë Rosell për Radio Marca.
“Por ai duhet të nënshkruante dy kontrata, njërën për sport e tjetrën për sjellje”, ka thënë Rosell.
Neymar u largua nga Barcelona në vitin 2017, për në Paris SAint-Germain për 222 milionë euro.