FIFA ka njoftuar se skuadrat do të lejohen të bëjnë deri në pesë zëvendësime të lojtarëve në ndeshje.
Skuadrat lejohen të bëjnë tri zëvendësime, por është vendosur për këtë ndryshim si masë e përkohshme për të ndihmuar skuadrat që të përballojnë më lehtë ndeshjet pas pushimit të gjatë për shkak të koronavirusit.
Ndryshimi lejohet në të gjitha garat që do të përfundojnë deri në fund të vitit.
Vendimin për të lejuar pesë zëvendësime e ka marrë IFAB-i, autoritetj përgjegjës për rregullat e futbollit.
Zëvendësime lejohen edhe në pushim mes pjesëlojëve.