Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Enis Bardhi, mund të transferohet në Premier League.

Për me tepër, ai do të mund të bashkohej me dy shqiptarë të tjerë, Granit Xhakën nga Prishtina dhe Shkodran Mustafi nga Kumanova.

Sipas Onda Deportiva, Arsenali është duke tentuar të transferojë mesfushorin e Levantes.

Përvec klubit londinez, për Bardhin kanë interesim edhe klube nga Bundesliga, derisa Fiorentina po ashtu ka dëshirë të ketë në radhët e veta mesfushorin e talentuar.

24-vjeçari u transferua te Levante nga kampionati hungarez, për 1 milion euro.

Bardhi ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar 10 asistime në 95 paraqitje për klubin spanjoll.

Këtë sezon, ai ka shënuar katër gola dhe tre asistime në 25 paraqitje në La Liga.