Antonio Conte është duke tentuar të sjell freski në skuadër.

Interi është duke planifikuar një marrëveshje shkëmbim me Manchester Cityn.

Skuadra italiane ka ofruar mbrojtësin Milan Skriniar, për ta ndërruar me super sulmuesin, Sergio Aguero.

Sipas Calsiomercato, ka kohë që Manchester City kanë shprehur interesimin për Skriniar.

Duket se klubi anglez, është duke u bërë gati për të larguar 32-vjeçarin në Milano, duke pasur parasysh që Gabriel Jesus është duke pritur që shumë kohë që të luajë si qendër-sulmues.

Ndërkaq, mbrojtësi 25-vjeçar Milan Skriniar, po ashtu është duke u kërkuar edhe nga Real Madrid.