Pasi bëri një karrierë mjaftë të bujshme në klubet më të mëdha, Arjen Roben, është kthyer në vendlindje.

Roben do të jetë lojtar i skuadrës Groningen, aty edhe ku ishte nga viti 2000-2002.

Një lajm të tillë e ka konfirmuar klubi holandez, duke postuar edhe fotografitë e Arjen Roben me fanelën e re.

Ai do të mbajë numrin 10.

Roben ka qenë pjesë e shumë skuadrave të mëdha evropiane, duke filluar nga Chelsea, Real Madrid e Bayern Munich.