Rikthimi i Serie A pas pauzës për shkak të koroanvirusit, nuk mund të ishte më i bukur se kaq për shqiptarët.

Në ndeshjen Atalanta – Sassuolo, goli i parë u shënua nga një shqiptar.

Mrojtësi i skuadrës nga Bergamo, Berat Gjimshiti, ishte ai që shënoi golin e parë për vendasit.

Djaloshi nga Tërnoci i Bujanocit, shënoi në minutën e 16-të , për t’i hapur rrugë edhe 3 golave të tjerë, dy të shënuar nga Zapata dhe një autogol nag Bourabia.

Ky i fundit shënoi edhe në minutat shtesë, por kësaj here në portën kundërshtare.

Ndeshja përfundojë me rezultat 4-1 dhe pas kësaj fitore, Atalanta ka 51 pikë në vendin e katërt.