Ka përfunduar 3:1 ndeshja mes Ballkanit dhe Trepçës 89.

Vendasit shënuan të parët me një gol të bukur nga Jetmir Topalli.

Derisa mitrovicasit barazuan me penallti, të cilën e konkretizoi sulmuesi Arb Manaj.

Në pjesën e dytë, pas shumë rasteve, Ballkani i shënoi dy gola, me anë të Krasniqit dhe Dakut.

Me këtë fitore, Ballkani ngjitet në pozitën e tretë me 49 pikë, kurse Trepça 89 mbetet e rrezikuar për të rënë nga superliga.

Ndeshja tjetër mes Feronikelit dhe Llapit u mbyll 2:1.