Ish-mesfushori holandez, Clarence Seedorf, kishte një karrierë të bujshme në klubet e mëdha evropiane.
Ish-mesfushori i Ajaxit, Real Madridit e Milanos, ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve.
Ai është i vetmi lojtar që ka fituar këtë trofe me tre klube të ndryshme.
Hera që ai fitoi këtë trofe, ishte në edicionin 1994/95. Atëbotë, Seedorf ishte pjesë e klubit holandez, Ajax.
Ligën e Kampionëve Seedorf e kishte fituar edhe me Real Madridin, 1997/98.
Kurse me skuadrën e Milanos, Seedorf e ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve. Në edicionin 2002/03 dhe 2006/07./VAR Kosova/