Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, përballet sonte me ‘të ardhmen’ e tij.

Hellas Verona pret në Bentegodi skuadrën e Napolit.

Kapiteni i Kosovës, edhe zyrtarisht është futbollist i Napolit.

Mirëpo, me pëlqimin e drejtuesve të Napolit, ai ka vazhduar të luajë me Veronan.

Në Veronë, kapiteni bardhë e kaltër, do të jetë deri më 31 gusht.

Për skuadrën vendase sonte luan edhe mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, kurse kapiteni i Shqipërisë, Elseid Hysaj, nuk do të jetë titullar.