Skuadra italiane Napoli, ka paralajmëruar se nuk do të lejojë që mbrojtësi Kalidou Koulibaly të largohet më çmim të ulët.
Napoli insiston se vlera e futbollistit nuk ka rënë, përkundër krizës buxhetore për shkak të koronavirusit.
Qendrëmbrojtësi senegalez, që mbush 29 vjet më 20 qershor, kohët e fundit është lidhur me një transferim të mundshëm në Anlgi.
Dy skuadrat rivale Manchester United dhe Liverpool, kanë shprehur interesim për mbrojtësin.
Me njoftimin e Napolit, duket se shpresat e United janë shuar, pasi Djajtë e Kuq nuk janë të gatshëm të paguajnë shumën e kërkuar nga Napoli, që është 100 milionë euro.