Argjentinasi Paolo Dybala, ka folur për ish-shokun e tij të skuadrës te Juventusi, Paul Pogba.

Dybala ka thënë se me francezin kishte raporte shumë të mira dhe do të dëshironte të luante përsëri me të.

“E admiroj si njeri më shumë sesa si futbollist”, ka thënë Dybala.

“E kisha mundësinë të ndaja me të gjëra të mira me të dhe shpresoj që t’i përsëritim ndonjëherë”, ka thënë argjentinasi.

Pogba, që këtë sezon luajti shumë pak për shkak të lëndimit, duket se nuk ka të ardhme te Manchester United.

Për shërbimet e tij janë të interesuar drejtuesit e Juventusit, por edhe trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.