Mesfushori belg, Kevin De Bruyne, shënoi një euro gol në përmballjen me Chelsean.

Por humbja e Manchester Cityt në këtë ndeshje, ia sigurojë titullin Liverpoolit ende pa përfunduar sezoni.

Megjithatë, De Bruyne, e pranon se tashmë fituesit e Premier League për herë të 19-të, ka dominuar futbollin anglez këtë sezon.

“Ne nuk ishim aq të mirë këtë sezon që të luftonim me Liverpoolin, por ne ende kemi shansin të bëjmë diçka të mirë”, ka thënë De Bruyne për talkSPORT, duke aluduar për Ligën e Kampionëve.

“Ishte e qartë për të gjithë, por ne duhet të tregojmë se cka jemi të aftë të bëjmë”, ka thënë De Bruyne./VAR Kosova/