Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu ka pasur një takim me trajnerin Quique Setien.
Takimi ka ndodhur në shtëpinë e menaxherit të Barcelonës, raporton RAC.
Presidenti Bartomeu ishte së bashku me nënkryetarin Javier Bordas dhe drejtorin sportiv, Eric Abidal
Ata diskutuan për gjendjen aktuale të ekipit.
Takimi ka nodhur pas njoftimeve se lojtarët e Barcelonës janë të pakënaqur me Setien.
Po ashtu pakënaqësi ka edhe për vendimin për të shitur Arthur./VAR Kosova/