Braziliani Philipe Coutinho, është ndër emrat më të përfolur në mediat botërore këto ditë.
Para fillimit të afat të transferimeve, klube të ndryshme evropiane kanë shprehur interesimin për futbollistin e Barcelonës.
Përveç skuadrave nga Premier League, së fundi në garë për brazilianin është futur edhe Juventusi.
Coutinho pëlqehet nga drejtuesit e Juves dhe kampionët e Italisë janë të gatshëm ta marrin nëse ai përfshihet në marrëveshjen për transferimin e PJanic te Barcelona, shkruan Tuttosport.
Philipe Coutinho ishte i huazuar sezonin e fundit te Bayern Munich, por bavarezët u vonuar për ta blerë atë dhe ai tash duhet të kthehet në Camp Nou.