Ylli anglez i Borussia Dortmund, Jadon Sancho ka shkëlqyer në ndeshjes së dielës duke shënuar 3 gola.

Ky ishte edhe hat-tricku i parë në karrierën e tij si profesionist.

Pas shënimit të golit të parë, ai festoi golin me mbishkrimin “Drejtësi për George Floyd”, duke përkrahur protestat kundër racizmit në SHBA.

“Hat-tricku i parë si profesionist. Personalisht për mua një moment i hidhur pasi ka gjëra më të rëndësishme që po ndodhin sot në botë. Ne duhet të ndihmojmë për të bërë ndryshim”, ka thënë Sancho pas ndeshjes.

“Ne duhet ët bashkohemi dhe të luftojmë për drejtësi. Ne jemi më të fortë se bashku! Drejtësi për George Floyd”, ka thënë Sancho.