Kanë përfunduar ndeshjet e radhës në superligën e Kosovës.

Drita e ka mposhtur Vushtrrinë në udhëtim me rezultat 0:4.

Për Dritën shënuan Shabani, Haxhimusa, Fazliu dhe Rexha.

Me këtë fitore, Drita mbetet e para në tabelë dhe i afrohet gjithnjë e më shumë titullit kampion.

Edhe Gjilani ka fituar në udhëtim te Dukagjini me rezultat 1:3.

Për Gjilanin shënuan Razak, Hajdari dhe një autogol nga Shala.

Kjo fitore Gjilanin e dërgon në vendin e dytë.

Ndeshja mes Trepçës 89 dhe Flamurtarit ka përfunduar me rezultat 1:1.