Të enjten më 2 korrik, Manchester City, do ta pres në shtëpi tashmë kampionin e Anglisë, Liverpoolin.

Lojtarët vendas, do të rreshtohen për të nderuar ata të Liverpoolit.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar trajneri spanjoll, Pep Guardiola.

“Sigurisht që ne do ta bëjmë atë”, tha Guardiola. “Do të bëjmë roje të nderit, natyrisht”, ka vazhduar spanjolli.

“Gjithmonë kur Liverpooli vjen në shtëpinë tonë, e presim në një mënyrë të jashtëzakonshme. Ata nuk mund të ankohen dhe, natyrisht, ne do ta bëjmë atë sepse ata e meritojnë atë”, tha Guardiola.

Liverpooli u shpallën kampion para fundit të sezonit, pikërisht pas humbjes së Manchester Cityt nga Chelsea.

Duket se ata edhe do ta festojnë titullin në Etihad Stadium.