Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala ka shënuar gol në ndeshjen e sotme.
Shala që luan për skuadrën norvegjeze, Vaalerenga, shënoi në minutën 16-të në barazimin 2-2 kundër Stabaek.
Mirëpo mesfushori kosovar nuk ka qenë i kënaqur me referimin. Shala u faulua dhe u ndëshkua për simulim.
(Momenti i faullit)
Ai pas ndeshjes ka akuzuar gjyqtarin Rohit Saggi për dëmtim të skuadrës së tij.
“Ka gjyqtarë që po e shkatërrojnë futbollin norvegjez”, ka thënë Shala pas ndeshjes.
(Goli)