Skuadrat e Premier Leagues patën të hyra rekorde prej 5.2 miliardë funte (5.8 miliardë euro) gjatë stinorit 2018-19.

Por, të hyrat pritet të ulen për shkak të pandemisë COVID-19.

Gati 500 milionë funte do të humben për shkak se ndeshjet do të luhen pa shikues, duhet të kompensohen transmetuesit. Do të humben edhe disa marrëveshje komerciale.

“Rikthimi i futbollit në mënyrë të sigurt dhe të ndjeshme, është i rëndësishëm për të limituar ndikimin financiar që ka pasur pandemia”, ka thënë Dan Jones, drejtuesit e Grupit për Biznesin Sportiv në Deloitte.