Mbrojtësi i Barcelonës, Nelson Semedo, nuk ka respektuar rregullat kundër koronavirusit dhe kjo gjë mund të sjellë pasoja për të ardhmen. 

Sipas informacionit të “Deportes Cuatro”, Semedo ka festuar ditën e hënë ditëlindjen e një shoku dhe të pranishëm në këtë mbrëmje ishin më shumë se 20 persona.

Festa zhvillua në një moment kur qyteti është në fazën e dytë të hapjes dhe nuk i lejon grumbullimet e njerëzve me mbi 15 persona.

Semedo bëhet pjesë e futbollistëve që kanë thyer rregulloren bashkë me 4 lojtarë të Sevijes dhe Joviçin, i cili në fundjavë bëri piknik me shokët e tij.