Dy prej klubeve më të mëdha braziliane, Botafogo dhe Fluminense kanë thënë se do të kundërshtojnë urdhrin nga federata për të rifilluar me ndeshje zyrtare këtë javë.

Derisa numri i të vdekurve në Brazil vazhdon të jetë rreth një mijë në ditë.

Presidenti i Botafogos, Nelson Mufarrej ka thënë se vendimi është “larg realitetit”. Të dy klubet kanë thënë se do të ndërmarrin hapa ligjorë për të shmangur kthimin e hershëm në ndeshje.

Në Brazil janë rreth 44 mijë të vdekur nga COVID-19, më shumë se në çdo vend tjetër në botë, pos në SHBA. 

Në javën e fundit numri i të vdekurve është rritur për rreth 1000 në ditë.

E shefi i Flumineses, Mario Bittencourt ka thënë se lojtarët e tij, joaktivë prej mesit të marsit, nuk janë të gatshëm për të garuar sërish.