Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, e ka konfirmuar se Lionel Messi është  në formë “të përkryer”.

Sipas trajnerit, nuk do të ketë asnjë problem për të luajtur në ndeshjen e parë në rikthimin e La Ligas kundër Mallorcas, të mërkurën.

“Ndonjë lojtar nuk është stërvitur si masë paraprake, për shkak të ndonjë kontraktimi të lehtë, por Messi është mirë dhe nuk do të ketë asnjë problem” ka thënë Setien.

Trajneri i Barcës gjithashtu tha se edhe Luiz Suarez është rikuperuar dhe do të grumbullohet për këtë ndeshje.