Një person nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve pasi u sulmua nga një peshkaqen i bardhë ndërsa po bënte sërf në një plazh në Australinë juglindore.

60-vjeçari po ushtronte këtë sport në në plazhin Kingscliff në Neë South Wales.

Ai vdiq nga kafshimet e peshkaqenëve, të cilët, sipas disa dëshmitarëve që ishin në zonë, mund të arrinin më shumë se tre metra të gjatë.

Ky është rasti i tretë, me pasojë vdekjen, për shkak të sulmeve të peshkaqenëve në Australi deri më tani këtë vit.