Futbollistët e trajnerit italian, Antonio Conte, hynë në pjesë të dytë më dëshirën për fitore.

Parma si skuadër vendase ishte duke udhëhequr kundër Interit, që nga minuta e 15-të.

Gervinho shënoi për epërsinë, me të cilën skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes.

Interi arriti për 3 minuta të shënojë dy gola nga dy mbrojtës.

Fillimisht në minutën e 84-të, shënoi De Vrij dhe 3 minuta më vonë, shënoi mbrojtësi tjetër, Bastoni.

Skuadra e Interit është e treta në tabelë, me 61 pikë, 4 më pakë se Lazio.