Ky është Matheus, sulmues në pronësi të Botafogos.

Njihet si Pele i ri dhe me këtë klub ka shënuar 150 gola me ekipet e moshave.

Ai ende nuk ka debutuar në ekipin e parë por sapo ka nënshkruar një kontratë trevjeçare.

Fitues i një kampionati të Amerikës së Jugut Under 15, ai është shumë i famshëm në Brazil, dhe jo vetëm për flokët e dendur.

Në Rio de Janeiro të gjithë po presin ta shikojnë në fushë me ekipin e parë, pjesë e së cilit do të bëhet sapo të rifillojë kampionati.

Matheus Nascimento é do Botafogo até 2023