Maurizio Sarri u largua nga Napoli në vitin 2018, për shkuar te Chelsea.
Largimi i tij e kishte zemëruar pronarin e Napolit Aurelio De Laurentiis.
“Më zemëroi me arsyetimin pa shije, të parave. Akoma kisha një marrëveshje dy-vjeçare”, ka thënë Laurentiis për largimin e Sarrit nga San Paolo.
Kur u largua nga Chelsea, Sarri u rikhtye në Itali, por jo te Napoli. Trajneri Italian është duke drejtuar Juventusin.