Një ditë pasi luftëtari irlandez i UFC-së, Conor McGregor, e njoftoi pensionimin nga sporti, atij i ka ardhur një reagim i rëndë nga boksieri amerikan Floyd Mayweather.
Kjo është hera e tretë në katër vjetët e fundit që irlandezi pensionohet.
Por boksieri amerikan thotë se është i gatshëm ta ndëshkojë irlandezin nëse ai përpiqet ta provojë boksin përsëri.
“Mendova se donit ta mposhtnit më të mirin? Por, nëse vendos të rikthehesh, do të pres për të të ndëshkuar” ka thënë Mayweather.