Thomas Muller ka treguar një detaj interesant për karrierën e tij.

Muller e ka pranuar se kishte pasur gjasa reale që karriera e tij me Bayern Munichun të përfundonte në fillim të sezonit 2019/20.

Por ai e gjeti sërish vendin e tij në skuadër dhe tani ndihet krenar për jetëgjatësinë e tij në Allianz Arena.

“Para dhjetë muajve, situata ishte shumë më ndryshe. Kush e di se a do të mund të kishim nënshkruar kontratë deri më 2023 atëherë. Në biznesin e futbollit, por edhe në jetën e përditshme, shpeshherë ka vetëm dallime të vogla mes vendimeve të ndryshme” ka thënë gjermani.