Chelsea ka rënë dakord për një marrëveshje me sulmuesin e RB Leipzig, Timo Werner.

Raportet sugjerojnë se 24-vjeçari, i cili ka shënuar 25 gola në Bundesliga këtë sezon, ka një klauzolë prej rreth 54 milionë eurove.

Reprezentuesi gjerman ishte lidhur me Liverpoolin dhe tha se ai ishte “krenar” për  raportimet që e lidhnin me këtë skuadër.

Por BBC Sport raporton se Liverpooli nuk është i interesuar të nënshkruajë  me Werner, i cili ka shënuar 11 herë në 29 ndeshje për Gjermaninë.