Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka theksuar se sfidat jo shumë të rëndësishme të kundërshtarëve të tyre direkt për titull nuk i ka përcjellë.

Mundshi ka thënë se Dritën do ta përcjell në ndeshjet në vazhdim, pasi që deri më tani ka luajtur vetëm “miqësore”.

“Ishin arsyet e mia se përse nuk e pash edhe pse i kam rival. Me pas kanë interesant e kisha përcjellë, ndoshta tani pas ndeshjeve miqësore ndoshta do t’i shoh”, ka thënë Munishi në RTV Dukagjini.

Javë më parë, Munishi kishte ‘akuzuar’ disa skuadra që po luajnë ‘miqësore’ kurse po ekipet e njëjta kur po luajnë ndaj tyre po tregojnë fytyrë tjetër.