Flamurtari si mysafir e Gjilani si vendas, kanë arritur të marrin nga tri pikë të shtunën pasdite.

Në Skenderaj, Flamurtari ka mposhtur Drenicën me rezultat 1-2.

Nga një gol në secilën pjesë e shënuan Kelmendi (37’) dhe Maliqi (61’).

Kurse golin e vetëm për Drenicën e ka shënuar Shillova në fund të ndeshjes.

Në ndeshjen tjetër që u zhvillua në qytetin e Gjilanit, skuadra vendase Gjilani ka shënuar po ashtu tri gola kundër Vushtrrisë.

Me këtë fitore, Gjilani i ofrohet rivalit, Dritës, në katër pikë.

Drita ka 52 pikë në vendin e parë, kurse Gjilani 48 pikë në pozitën e dytë.